Të premten në Pallatin e Rinisë në Prishtinë është mbajtur ceremonia e hapjes së “Panairit të Rinisë”, raporton Ekonomia Online. Me këtë rast ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se ky Panair është organizuar në bashkëpunim me UNICEF-in.
Madje tha se në bashkëpunim me Qeverinë po hartohen politika zhvillimore në mënyrë që Kosova të bëhet vend atraktiv për të rinjtë.
“Në kuadër të Ministrisë së Rinisë në bashkëpunim me UNICEF-in. Kreativitetin, inovacionin që të rinjtë e tanë e kanë. Si Ministri e Rinisë bashkë me Qeverinë deri tani kemi bërë politika të rëndësishme dhe jam e bindur se do ta zhvillojmë këtë potencial dhe që Kosovën ta bëjmë vend atraktiv për të rinjtë”, tha ministri Çeku.
Nona Zichrman, përfaqësuesja e UNICEF-it, tha se gjithmonë do të jenë krah i zhvillimit të të rinjve, duke u kërkuar atyre që të jenë të vendosur në atë që duan në mënyrë që të bëhen ndryshime.
“Ju faleminderit dhe mirëmëngjesi. Është nder të jem këtu me ministër Çekun që të festojmë jetë panair. Të nderuar përfaqësues, të rinj, e OJQ ju përgëzoj të gjithëve që kanë ndarë me neve sot projektet e tyre”.
“Ne bashkëpunojmë me partnerë nga qeveria, shoqëria civile e nga OJQ-të që të zhvillojnë idetë e tyre. Sot dhe çdo ditë ne duhet të festojmë kreativitetin, përkushtimin e dedikimin si aktivistë, krijues të ndryshimit. Vendosshmëria e rinisë do të na ndihmojë që të bëjmë ndryshimin”, tha Zicherman.
Luneta Sahiti, një nga pjesëmarrëset në panair me krijimet e saj tha se ndonëse kishe marrë vesh për organizimin e panairit në momentet e fundit, nga Ministria e Rinisë i ishin përgjigjur kërkesës së saj për pjesëmarrje menjëherë.
“Po ndihem shumë e lumtur, sidomos pasiqë njoftimin për mbajtjen e këtij panairi nuk e kam parë deri dje. Kam thirrur në njoftim më kanë drejtuar tek Dorotea Deshishku dhe më pas ajo më ka ndihmuar dhe që ka thënë që po, mundem të vijë e të marrë pjesë”.
Edhe Njomëza Arifi u shpreh e kënaqur me organizimin e Panairit, duke shtuar se bizneeve të vogal u mundësohet ekspozimi më lehtë, raporton EO.
“Ndihem shumë e lumtur, shumë e emocionuar si dhe mendoj se është e rëndësishme që të organizohen evente të tilla që edhe bizneset e vogla që nuk kanë mundësi të rriten shpejt që të mund të shfaqen më shumë”, tha Arifi.