Sot do të bëhet hapja e punishtes së karrocave për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Hapjen e kësaj punishteje do ta organizojë Shoqata humanitare “Handikos”.
Në këtë kuadër, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe “Handikos” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila në vete ngërthen mbështetjen e të dy ministrive për “Handikos”.
Hapja e punishtes do të bëhet në Qendrën e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Hendikos, në orën 13:30.