Hapet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor, Osmani e Kurti bëjnë thirrje për luftimin kundër racizmit

Prishtinë | 01 Nën 2023 | 17:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën sloganin “Unitet në Diversitet” është mbajtur ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se shteti i Kosovës është ngritur mbi shumëllojshmërinë e diversitetit etnik, ku sipas saj, kjo i jep forcë shtetit.

Ajo tha se diskriminimi racor është sulm ndaj parimeve të drejtësisë, për këtë ajo tha se, Kosova është e të gjithëve dhe kështu do ta jetë gjithmonë.

“Jam e nderuar që të jeni bashkë më ju në këtë samit i cili është një formë e duhur për ta ngritur zërin tonë kundër çfarë do lloj diskriminimi. Ky është drejtim që garanton barazi, e respekt. Shoqëria kosovare është diveres. Shteti i Kosovës është ngritur mbi shumëllojshmëri diverziteti të cilat i japin forcë shteti tonë. Diskriminimi racor është sulm ndaj parimeve të drejtësisë. Kosova është shtoi ë të gjithëve dhe kështu do ta mbajmë gjithmonë”, tha ajo.

Kryeministri Albin Kurti, tha se qeveria ka ndihmuar ne forma të ndryshme familjet e komuniteteve të margjinalizuara në vend.

Ai me këtë rast ka treguar edhe raste ku të rinjtë i kanë treguar në lidhje me diskriminimet racore që ata janë përballur në vend, e që sipas tij, ata për këtë arsye sot gjinden në këtë ngjarje që këto forma diskriminuese mos të përsëriten.

“Slogani “Unitet në Diversitet” është i qëlluar sepse thotë se diversiteti është gjendja, ndërkaq unitet është synimi. Ky synim nuk është një i tille që e shpërfill gjendje, por e forcon dhe e lartëson atë. Shtet tona përfitojnë nga diverstitet etnik. Ne jemi sot këtu për të mos lejuar që diskriminimin të rrezikoj një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetaret tanë. Për ti luftuar këto forma të diskriminimit ne jemi këtu sot dhe çdo ditë. Ne dëshirojmë qe të përmisohet gjendja e të gjithë komuniteteve”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs, tha se Kosova mund të llogarisë në qeveria e Zvicër që të ju ndihmojë në këtë çështje.

“Ky është fenomen që për fat të keq ë shohim të shpërndare kudo në botë. Integrimi i romëve është thelbësore për integrime evropianë. Dua të përgëzoj qeverinë e Kosovës që ka organizuar një samit të tillë. Kjo manifestohet me forma të shumat. Dua ta përgëzoj qeverinë e Kosovës për zotimin e saj që ta prek diskriminim e komuniteteve. Qeveria e Kosovës mund të llogaris në qeverinë e Zvicrës sepse jemi të gatshëm që të ndihmojë si në këtë organizmi ose në platformën e raportimit për diskriminim”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv, i Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Isak Skenderi, tha se tani është koha ta pranojmë se diskriminimi racor nuk është problem i pakicave por një problem shoqëror.

“Është koha të pranojmë se kjo nuk është një çështje e pakicave por një problem shoqërore që kërkon vëmendje dhe veprimin tone”, tha ai.


Të ngjashme