Hapet shkolla shqipe në Fulda të Gjermanisë

Prishtinë | 11 Shk 2023 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarisht është hapur shkolla në gjuhen shqipe në Fulda të Gjermanisë.

Në këtë ceremoni mori pjesë konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Fidan Ibrahimi dhe anëtarë të Këshillit të Shkollës Shqipe në Republikën Hessen.

“Nxënësve iu dëshiroj shumë suksese”, u shpreh Ibrahimi.

Për këtë ka njoftuar veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, Ukë Blakaj, i cili është shprehur i lumtur që sot rifilloi mësimi plotesues në gjuhën shqipe në Fulda të Gjermanisë.

“Hapja e shkollës në gjuhen shqipe është një lajm i mirë dhe i gezueshëm, pasi të gjithë e dimë se sa i rëndesishme është gjuha jonë e shenjtë”, thuhet në njoftomin e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Fulda të Gjermanisë.

FOTO:

Të ngjashme