Komuna e Skenderajt ka hapur sot zyrtarisht shqyrtimin publik për projektin- “Harta Zonale e Komunës së Skenderajt (2020-2028)”.
Në takimin që shënon hapjen e këtij procesi u prezantua zonimi në të gjithë territorin e komunal së bashku me shfrytëzimin e tokës, kushtet ndërtimore, infrastruktura etj.
Përfaqësuesit e Komunës së Skenderajt dhe të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës sugjeruan të gjithë pjesëmarrësit të japin mendimet, komentet dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me projektin – “Harta Zonale e Komunës së Skenderajt (2020-2028)”.
Në këtë takim qytetaret ishin mjaft të interesuar të marrin informacione në lidhje me përmbajtjen e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor.
Shqyrtimi publik i Hartës Zonale të Skenderajt do të mbetet i hapur për 30 ditë. Projekt- HZK dhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) do të jenë në dispozicion të të interesuarve, nga 14 shkurt deri me 16 mars dhe më pas të gjitha komentet do të integrohen sipas vlerësimit.
Rreth orarit të mbajtjes së takimeve në bashkësitë lokale të Komunës së Skenderajt, qytetarët mund të informohen përmes web faqes zyrtare të Komunës së Skenderajt.
Shqyrtimi publik është mundësi për qytetarët dhe akterët tjerë që të ofrojnë komentet dhe propozimet e tyre, para se projekti-Harta Zonale e Komunës të dërgohet tek Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për pëlqim dhe të miratohet nga Kuvendi Komunal i Skenderajt.