Hapin llogari false në emër të saj dhe shpallin lojë shpërblyese, Leonora Jakupi reagon duke u kërkuar fansave t’i bojkotojnë këto faqe

Prishtinë | 01 Tet 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi po përballet me një problem kibernetik kohëve të fundit.

Një faqe e hapur në emër të saj në rrjetin social Facebook, ka bërë një shpallje të rrejshme lidhur me një lojë shpërblyese, duke kërkuar kushte të caktuara nga fansat që të bëhen pjesë e garës.

Me të parë këtë, Leonora e shqetësuar reagoi në Instagram, duke publikuar imazhe të faqes në fjalë dhe duke kërkuar bojkotimin e saj.

“Të dashur miq raportojeni këtë faqe në fb e cila manipulon njerëzit në emrin tim!”, shkroi fillimisht këngëtarja në një postim në InstaStory.

“Faqe falso, lajme të pa vërteta”, shkroi ajo në një postim tjetër, ku shfaqte njoftimet e faqes së rrejshme.

Kjo faqe e hapur në emër të Leonorës në rrjetin social Facebook, aktualisht numëron mbi 3300 pëlqime.

Nuk janë të paktë rastet kur persona të paautorizuar kanë shfrytëzuar emrin e figurave publike për të hapur llogari të ndryshme, me qëllim përfitimi të një rrjeti sa më të gjerë ndjekjeje.

Të ngjashme