Belgjika nuk ka një vendim lidhur me rekomandimin për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.
Michel tha se javët e ardhshme do të ketë një diskutim shumë të rëndësishëm në nivele të Kryetarëve të Shteteve dhe Kryeministrave, në qershor do të merret një vendim shumë i rëndësishëm.
“Nuk kemi një vendim zyrtar. Ne do të shprehemi në muajin qershor në mënyrë zyrtare, por mbështesim përpjekjet për reformat brenda BE-së, sikundër përpjekjet e Shqipërisë dhe Rajonit për afrimin me BE-në”, theksoi ai.
Michel tha se vizita në Shqipëri nuk është një rastësi, por për të dhënë një sinjal nga ana e BE për përpjekjet dhe arritjet që janë bërë dhe po bëhen.
“Ky afrim duhet të konkretizohet hap pas hapi, ne duhet të respektojmë kalendarin që është përcaktuar, nuk mund të vemi qerren para kaut. Unë do të jap një mesazh vullneti në tryezën e Kryeministrave të BE-së”, tha ai.
Charles Michel, Kryeministri i Belgjikës, tha se ka një vendosmëri dypalëshe për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjithë fushat, përfshi këtu edhe ato tregtare, botën akademike, kulturore etj.
Michel tha se në takim është diskutuar mbi partneritetin në fushën e emigracionit.
“Sa i përket çështjes së emigracionit, duhet të theksoj përpjekjet që janë realizuar nga autoritetet për të pasur një partneritet të ndershëm. Belgjika e konsideron Shqipërinë si një vend të sigurt dhe është me rëndësi të punojmë së bashku për të lëshuar mesazhe për të parandaluar format e emigracionit ilegal. Përpjekjet e bëra janë vlerësuar.
Vizita ime sot në Shqipëri s’është rastësi, e pranova me kënaqësi ftesën që m’u bë për të dhënjë një sinjal miqësie e vlerësimi nga BE për përpjekjet që janë kryer. Me rëndësi është se fillimi i një procesi anëtarësimi është vetëm fillimi, jo mbërritja. S’mund ta vë qerren përpara kaut, është në fillim mbledhja e qeverive të vendeve anëtare të BE…do të jap rreth tryezes së BE një mesazh vullneti dhe përpjekje. Bëj pjesë te ata që mendojnë se duhet të njihen përpjekjet që janë kryer me rezultate të dukshme”./syri.net