Hapja e postës në veri të Mitrovicës, Rizvanolli: Kënaqësi të jem konsumatorja e parë, familjarëve në Londër u dërgova një kartolinë

Prishtinë | 29 Gus 2024 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marr sot pjesë në hapjen e pikës së Postës së Kosovë në veri të Mitrovicës.

Rizvanolli në një postim në Facebook shkruan se nga posta në veri dërgoi një kartolinë familjarëve në Londër.

“Kënaqësi të jem konsumatorja e parë e pikës së re të Postës së Kosovës në Mitrovicën Veriore, nga ku u dërgova një kartolinë familjarëve në Londër. Së bashku me ministrin Elbert Krasniqi, vizituam këtë pikë e cila, bashkë me tetë pikat tjera të Postës në 4 komunat veriore dhe në kufi, do të sigurohen që secili qytetar i Republikës së Kosovës ka qasje në shërbime cilësore, si shërbimet postare, pagesat për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale e lincesat e ndryshme në institucione, ndër të tjera. Përveç shërbimeve postare e të pagesave, në këtë pikë ofrohen edhe shërbimet nga VALA – Telekomi i Kosovës”, shkruan në Facebook.

Të ngjashme