Haradianaj akuzon qeveritarët: E keni bërë testin për Coronavirus pa pasur simptoma

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 18:12 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kabinetin qeveritar në krye me Albin Kurtin që kanë bërë testin për koronavirus, sipas tij pa nevojë, raporton Gazeta Express.

Gjatë bisedës në Frontal, Haradinaj ka thënë qeveritarët ua kanë zërë vendin qyetaëve duke bërë testin pa pasur simptoma.

Haradinaj shton se ai nuk ka bërë test për koronavirus.

 “Jo se kam ba. Nuk ja nxa rendin dikujt që është infektuar, apo që ka simptoma të këtij gripi. Është e pakuptimtë me shku me ba  test pa nevojë e me ja nxa vendin dikujt”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme