Haradinaj: AAK mund ta mbështes shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes së kryeministrit

Prishtinë | 13 Maj 2024 | 22:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përsëritjes së idesë për zgjedhje të parakohshme nga kryeministrit Albin Kurti, pas takimit të sontëm me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

“Është aktualizuar së fundmi një nismë për shpërbërjen e Parlamentit. S’ka asnjë mëdyshje se prapa kësaj nisme është Kryeministri. Duket që po i rrëshqet toka nën këmbë dhe dëshpërimisht po e kërkon shpëtimin e vet”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.

“Në këtë prizmë duhet parë edhe insistimi i tij që pas tre vjet qeverisjeje, më në fund kërkon takim me liderët e opozitës, në mos ata po bëhen shpëtimtarët e tij”.

Haradinaj ka bërë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit.

“Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti!”

Të ngjashme