Haradinaj: Shpresoj se VV do të propozojë kandidaturë unifikuese për kryetar të Kuvendit

Prishtinë | 29 Pri 2025 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se qëndrimi i AAK-së është i njëjtë. Pas dështimit të vazhdimit të tetë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj tha se shpreson se Vetëvendosje do të propozojë një kandidaturë unifikuese për kryetar të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

“Qëndrimi nuk ka ndryshuar. Vetëvendosje e ka mundësinë ta kryejë këtë përgjegjësi, meqenëse i kemi dhënë opsione: kandidatura potencialisht të tjera dhe shpresoj që në seancë ta propozjnë kandidaturë unifikuese”, tha Haradinaj.

Të ngjashme