Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij, Afrim Alijaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Afrim Alijajn do ta kujtojnë gjithmonë si luftëtar të dalluar të UÇK-së.
“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Afrim Alijaj nga Dujaka, vëlla i Dëshmorit të Kombit Beslim Alijaj. Do e kujtojmë përgjithmonë si njeri të dashur dhe të afërt, luftëtar të dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Afrim Alijaj nga Dujaka, vëlla i Dëshmorit të Kombit Beslim Alijaj.Do e kujtojmë përgjithmonë si njeri të dashur dhe të afërt, luftëtar të dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”.Me këtë rast ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.Pusho në paqe Afrim!
RH