Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka thënë se ai ka dyshimet e veta që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është duke ndjekur disa skenare të rrezikshme.
Ai ka thënë se nuk e di se cilat janë ato skenare, por sipas tij, ka disa shenja se diçka po ndodh, siç është deklarata e sotshme e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ai ka thënë se e gjithë kjo mund të jetë një pretekst për shkaktim të krizës në veri, për ta legjitimuar ndarjen e asaj pjese.
“Albini ka hy në do lojëra. Ai është kah i grah një skenari të vet, por nuk e dimë qysh e çka. Edhe kur e thotë Agim Bahtiri vëllvrasjen, serbët munden me u përgaditë për me mbrojtë veten”, ka thënë ai.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre thirrjeve.
“Ky njeri që doli me këtë deklaratë, është qëllim për destabilizimin e veriut. Unë po i tregoj popullit që munden me pas skenare për me na nxitë në destabilizim, por mos bini pre e këtyre budallëve. Këta duan që të legjitimohet ndarja e veriut”, ka thënë Haradinaj.