Haradinaj: Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen

Prishtinë | 12 Shk 2020 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Ish kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kryesia e partisë së tij sot ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar zhvillimet politike në vend, dhe siç tha ai “në dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional!”.

“Përfundimi i gjithë debatit në këtë mbledhje, ishte një fjali e vetme; “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, që do të jetë edhe slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngjashme