Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka dërguar në Gjykatën e Apelit vazhdimin e paraburgimit të tij nga Dhomat e Specializuara.
Më 24 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake vendosi që t’i vazhdohet paraburgimi Haradinajt dhe mohoi kërkesën e tij për një seancë dëgjimore për këtë çështje.
Më 5 janar Haradinaj ka apeluar ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Është caktuar paneli i Gjykatës së Apelit, që do të jetë i përbërë nga gjyqtarët Kai Ambos, Michele Picard dhe Nina Jorgensen.