Haradinaj: Arrestimi i Arbnor Spahiut është kidnapim politik nga regjimi i Vuçiqit

Prishtinë | 05 Kor 2025 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të qytetarit të Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe, duke e cilësuar si një akt politik dhe një kidnapim të mirëfilltë nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit.

“Arrestimi politik i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi akuza absurde tash e një muaj, është dëshmi e qartë se Serbia vazhdon të operojë me mendësinë e vjetër. Ky arrestim përbën një kidnapim të mirëfilltë nga shteti serb, më saktësisht nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka kërkuar që të gjitha takimet bilaterale me Serbinë të kushtëzohen me lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Spahiut, duke theksuar se Serbia po vazhdon të sillet si një shtet i vetë-kapur, që shkel çdo parim demokratik dhe të drejtë njerëzore.

Në fund, Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë pjesëtarëve të sektorit të sigurisë, përfshirë edhe ish-ushtarët e UÇK-së, që të evitojnë udhëtimin përmes Serbisë për shkak të rrezikut të arrestimeve të motivuara politikisht.

Të ngjashme