Epoka e Skënderbeut ishte një rikthim i shpresës jo vetëm për popullin shqiptarë por edhe për popujt tjerë, raporton Ekonomia Online.
Kështu u tha në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së aktiviteteve në 550 vjetorin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.
Aty kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, dha porosi se askush nuk mund t’i merr tokë Kosovës.
“Kosova e Shqipëria kufizohet vetën me tokë të vet. Nëse ka të drejtë të Zotit duhet të iu themi të gjithëve se ne nuk kemi tokë të huaj në shtetin tonë ne kemi toka tona në shtetet tjera. Unë besoj që i takoj brezit që do ta ndalë këtë praktikë kundër shqiptarëve. Nuk do ti merr askush tokë Kosovës dhe atdheut tonë”, u shpreh Haradnaj.
Haradinaj tha se shqiptarët kanë qenë dhe janë të vetmit ata qe nuk i kanë marrë tokë askujt, sipas tij në Kosovë e Shqipëri nuk ka toka të huaja.
“Mirëpo ne sot brezi i sotëm e kemi nderin dhe nuk jemi të pafytyrë, shqiptarët asnjëherë si shkaktuan tragjedi askujt, shqiptarët asnjëherë nuk i morën territor askujt. Nuk është bërë asnjë luftë që shqiptarët janë involvuar e kanë humbë. Ne sot s’kemi toka të huaja as në Kosovë as në Shqipëri”, pohoi ai.
Ai shtoi se nga viti 1943 deri në 1968 shqiptarët jo vetëm që i kthyen shpresën vetës nga Perandoria Otomane por ata u bënë shpresë edhe për popuj tjerë.
“Dita e sotme është një ditë që për shqiptarët 15551 vite më herët është mbyllur një epokë e jetës të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mbyllja e kësaj epoke rezultoi me rikthimin e forcave ushtarake. Pra arbërit u rikthyen edhe një herë pas një pauze të gjatë. Nga viti 1943 deri në 1968 shqiptarët jo vetëm që i kthyen shpresën vetës nga perandoria otomane por ata u bënë shpresë edhe për popuj tjerë. Gjithë këto vite të kësaj shprese i priu heroi Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj aty tha disa fjalë edhe për vrasjen e Jusufit e Bardhoshi Gërvallës dhe Kadri Zekë, ku tha se ata nuk vdiqën nga arma, por vdiqën duke luftuar me armë.
“Ashtu si lidhja e Prizrenit ashtu si Shqipëria e 1912-tës breza e breza nuk u ndalën deri në kohën e Kosovën. Kosova nuk mundi ta nxjerrë në 1944 të drejtën e saj por breza e breza nuk u ndalën deri sot. Këto lëvizje nuk u ndalën asnjëherë. Vrasja e Jusufit e Bardhoshit e Kadrisë dëshmon vazhdimësinë e një kombi. Ata vdekjen nuk e gjetën nga armët por e gjetën duke luftuar me armë. Kjo qeveri e populli ynë i sotëm kanë shumë zor më i dalë haku këtyre heronjve”, tha ai, raporton EO.
Me këtë rast, drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha iu dhuroi Haradinajt pullën postare kushtuar 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Aty u shfaq edhe një dokumentar dedikuar jetës dhe veprës së heroit Gjergj Kastriot Skënderbeut.