Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në Konventën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Komunat e Kosovës, e cila është mbajtur në Pejë.
Ndër të tjera, Haradinaj është shprehur se gjendja në shëndetësinë kosovare duhet urgjentisht të ndryshojë.
“Asnjë pacient nuk duhet të vdesë në spitalet e shtetit në mungesë të parave, dhe se nuk do të ketë më pritje për operime”, tha ai.
Ndryshe, 25 kandidatë për kryetar të komunave kanë nënshkruar një “Deklaratë Zotimi”, për përmbushjen e detyrave me sukses, gjatë mandatit të tyre.