Me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve, kryetari i AAK-së Ramnush Haradinaj ka bërë homazhe në Deçan.
Haradinaj ka shrkuar heroizmi dhe sakrifica e Dëshmorëve të Kombit, do të jetë përherë udhërrëfyes në rrugën tonë të shtetndërtimit dhe të bërjes së faktorit shqiptar në rajon – faktor i vërtetë i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.
Postimi i plotë:
Është obligim yni i përbashkët të kujtojmë e nderojmë veprën, guximin e sakrificën e përpjekjeve tona historike për liri.
Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, vazhduam me homazhe në Deçan, ku me respekt nderuam luftëtarët e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, e gjithashtu nderuam të gjithë të rënët për liri dhe dinjitet kombëtar në të gjitha trevat tona, në periudha të ndryshme historike.
Heroizmi dhe sakrifica e Dëshmorëve të Kombit, do të jetë përherë udhërrëfyes në rrugën tonë të shtetndërtimit dhe të bërjes së faktorit shqiptar në rajon – faktor i vërtetë i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.
Lavdi!
RH