Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Gllogjan për përvjetorin e rënies së Heroit Agim Selmanaj, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj tha se familja e heroit Agimi, kanë dhënë shumë për çështjen kombëtare.
“Për bashkimin e shqiptarëve kanë dhënë shumë vetë familja e heroit, babai i Agimit janë të gjithë bashkë por edhe familja e gjerë. Nuk është rastësi që Agimi është ndër luftërat e hershëm të brezit të parë të UÇK-së. Pra nuk është rastësi që ai me gjithë bashkëluftëtarët tjerë mori pjesë në të gjitha vendbetejat, vendluftimet në zonën e Dukagjinit”, u shpreh ai.
“Sot me respekt i nderojmë por edhe betohemi në atë që ka qenë betim i gjithë luftëtarëve pra që ta mbrojmë lirinë”, tha tutje ai.
Po ashtu qytetarë të shumtë deçanas kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.