Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një takim me bashkatdhetarë dhe struktura të këtij subjekti politik në Kapfenberg të Austrisë.
Haradinaj tha se besimi në AAK i bashkatdhetarëve po rritet çdo ditë.
“Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës po rritet çdo ditë. Sot në ambientet e shoqatës shqiptare “Internacional”, në Kapfenberg, mbajtëm takim me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj me këtë rast ka mirëpritur dhjetëra aderime në AAK.
“Gjatë bashkëbisedimit me ta, pata kënaqësinë t’i mirëprisja dhjetëra aderime të reja në AAK, ndër ta; Alban Lushtaku, Arbër e Avni Krasniqi, të cilët i bashkohen rrugëtimit tonë për një Kosovë të dinjitetshme, të konsoliduar dhe të zhvilluar ekonomikisht”.
“Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës!”, është shprehur Haradinaj.