Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, Forumit të Intelektualëve, Konservatorëve dhe Idealit ka mbajtur tubim elektorale në Dardanë.
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët e e Anamoravës dëshmuan se e duan një Kosovë të zhvilluar.
“Dardana, krenaria e Anamoravës, drejt të ardhmes me Kosovën Fituese! Populli i Dardanës, me zemër të madhe, sot dëshmoi se e do një Kosovë të fortë e të zhvilluar. Faleminderit për mbështetjen!”, ka shkruar Haradinaj.