Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Deçani do të jetë xhevahiri i turizmit malor, raporton Ekonomia Online.
“Është ndër qytetet e rralla që rrethohet me bjeshkë që i kanë terrenet më të përshtatshme për sportet dimërore. Do të investojmë dhe do ta shndërrojmë këtë zonë në adresë ballkanike të turizmit. Turizmi dhe bujqësia mund të bëhen shtylla të zhvillimit ekonomik të Komunës, e për realizimin e të cilave do ta ketë edhe dorën e Shtetit”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se studentët do të kenë bursa, rinia mbështetje financiare pa kthim nga Shteti për të filluar biznese të vogla, bujqit trefishim të subvencioneve, bizneset partneritet e lehtësira për rritje të biznesit.
“Rrymën do ta prodhojmë vet dhe nuk do të lejojmë të na e caktojë çmimin mafia energjetike. Energjia nuk do të jetë malli më i shtrenjtë. Do ta ulim çmimin për 20 përqind.Por për tu zhvilluar, së pari duhet të kemi siguri, e kjo arrihet vetëm duke qenë krejt Kosova në NATO. 137 për Kosovën Fituese, o sot o kurrë!”, ka thënë ai në postimin e shpërndarë me foto nga tubimi në Deçan.