Me rastin e 33-vjetorit të rënies së heronjve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të mërkurën janë bërë homazhe pranë varrezave të tyre, raporton Ekonomia Online.
Homazhet i nisën kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Duke nderuar kontributin e tyre, ish-kryeministri Haradinaj tha se Fazliu e Zhitia janë pishtarë të lirisë.
“Jemi në nderim të heronjve Aftim Zhitia dhe Fahri Fazliu, janë pishtarët e lirisë dhe janë ata që e ndriçuan rrugën e lirisë plotë luftëtarëve të zot e të mendimtarëve të mirë dhe përulemi me respekt. Lavdi”, ka thënë Haradinaj.
Homazhe në nderim të dy dëshmorëve do të bëhen edhe në Breg të Diellit në vendin ku ata u vranë.
LEXONI EDHE: