Haradinaj: Diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e këtij subjekti politik në Austri, Miftar Kastrati.

Kështu ka njoftuar vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. 

“Prita në takim z. Miftar Kastrati, kryetar i degës së AAK-së në Austri me bashkëpunëtorët, z. Hysen Krasniqi dhe z. Fatmir Berisha. Përpos zhvillimeve politike, diskutuam për aktivitetet dhe organizimin e Aleancës në Austri”, ka shkruar Haradinaj. 

Ai ka thënë se roli i diasporës vazhdon të jetë i nevojshëm për Kosovën. 

“I përgëzova për punën e mirë që po e bëjnë bashkërisht në forcimin e Aleancës në diasporë dhe i urova suksese në vitin 2023. Diaspora është vlerë e pakontestueshme e jona. Roli i saj vazhdon të jetë i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit tonë”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme