Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës Nasim Haradinaj, tha se qëllimi i Gjykatës Speciale është ulja dhe denigrimi i vlerave të luftës.
Ai theksoi se do të bëjnë çmos për ta zhbërë Specialen, raporton klankosova.
“Nuk befasohem nëse ftohem nga Gjykata Speciale. Qëllimi i Gjykatës Speciale është ulja dhe denigrimi i vlerave të luftës. Gjykata ka qëllim ta barazoj agresorin me viktimën. Gjykata gjykon vetëm pjesën shqiptare. Ata që nuk kanë qenë në UÇK nuk do të ftohen “.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur resurse për të bërë gjenocid. Nëse UCK po synon të kriminalizohet atëherë duhet të kriminalizohet edhe 27 shtetet që na kanë ndihmuar”.
“Gjykata Speciale është krijuar nga vija ruse me mbështetje të Serbisë dhe aprovuar nga deputetët tanë. Ftesat e Gjykatës Speciale i ngjajnë ftesës së Rrahman Morinës dhe Isuf Karakushit, e gjykata i ngjanë një gjykate të Millosheviqit. Do të bëjmë çmos për ta zhbërë Gjykatën Speciale”.