Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria do të punojë më shumë që dhuna në familje të ndalet e të mos ndodhë kurrë, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit këto deklarime i bëri në seancën e Kuvendit ku po mbahet debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional të këtij problemi.
“Detyra ime është të them se Qeveria e vendit e ndjen përgjegjësinë e barrës që i takon; detyrat që i ka që dhuna në familjet tona në ndalet e mos të ndodhë kurrë. E përshëndesim këtë debat parlamentar. Do t’i mbështesim ato që sot i aprovoni”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
“Uroj edhe 8 Marsin dhe thërras për një vetëdije më të lartë që të përmirësohet pozita e femrës në Kosovës”.
Ai falënderoi dhe Albana Osmanin, e cila ishte prezente në Kuvend, me një fushatë në mbështetje të fëmijëve e grave, me moton “Ti je lulediell”.