Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk po e kupton pse Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë me kaq nguti ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, raporton Ekonomia Online.
“T’ju them të drejtën një seancë si kjo e radhës do të kishte kuptim për çmimin e energjisë. Vërtet po iu them. Do të duhej të mbahej ajo seancë, tju themi qytetarëve që nuk do të lejojmë ngritjen e çmimit të energjisë në vend.
E kam një pyetje për kryeministrin Kurti dhe ju, a mundeni me m’tregu cfarë zori keni që po e vjedhni këtë ligj, po e sjellni këtë ligj natën, tregomni pash zotin cfarë zori keni, nëse na tregoni, mujmë me iu ndihmu, po mos ia bëni këtë demokracisë së Kosovës.
E dini që duhet të ketë dakordim pozitë-opozitë për rregullat. Ne e kundërshtojmë këtë mënyrë të punës. Jemi çdoherë me diasporën, por nuk jemi që të dhunohet demokracia në këtë mënyrë”.