Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit, raporton Gazeta Sinjali.
Haradinaj ka thënë se një vendim i tillë është jonjerëzor.
“S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë. Jonjerëzore”, ka shkruar ai në Facebook.
Shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish me vendimin që u mor sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Qeveria Kurti mori vendim për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit, kur me vendim të qeverisë së kaluar, të udhëhequr nga Avdullah Hoti, u vendos që këto shtesa të jenë 30 euro.
Tani e tutje, përfituesit e skemës pensionale do të marrin vetëm 10 euro shtesa mbi pensionin bazë nën vlerën prej 100 eurove.