Kryeministri Haradinaj në pyetjen e gazetarëve rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, ka thënë se është kundër ndryshimit të kufijve dhe se një ide e tillë është qesharake.
“Ideja për shkëmbimin e territoreve është qesharake. Habitem nganjëherë se kush po i nxitë, jam kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës së sotme. Edhe mediet duhet të kenë kujdes”, tha Haradinaj.
Ai është pyetur edhe për mundësinë e përfshirjes së ShBA-ve në dialogun me Serbinë.
“Nuk mund të presim deri në pafundësi për njohjet nga 5 vendet e Bashkimit Evropian por as nuk mund të presim as fqinjët tonë”, tha Haradinaj.