Haradinaj: E vërteta e Reçakut dhe Kosovës e pandryshueshme, të nxirren para gjyqit ata që kryen krimet

Prishtinë | 15 Jan 2025 | 09:37 | Nga Gzim Mujaj

Homazhe në Kompleksion Memorial në Reçak ka bërë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj së bashku me partnerët e koalicionit, raporton Ekonomia Online

Haradinaj ka kërkuar drejtësi për civilët e vrarë e masakruar në Reçak nga forcat serbe.

 “E para që na duhet ta themi është se duam drejtësi, diçka që na takon me të drejtë për të kërkuar. Ende nuk ka drejtësi për Reçakun dhe për shumë masakra në Kosovë. Është absurde kjo gjendje që të mos ketë drejtësi dhe të mos nxirren para gjyqit ata qe i kanë kryer këto krime”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se e vërteta e Reçakut dhe Kosovës është e pandryshueshme përjetësisht.

“I përjetshëm kujtimi për martirët e Reçakut, e vërteta e Reçakut dhe Kosovës është e pandryshueshme përjetësisht, liria ka ardhur falë gjakut dhe sakrificës, gjithsesi edhe falë ndihmës së aleatëve tanë, NATO-s prirë nga Amerika”, tha Haradinaj.

Të ngjashme