Kryeministri në largim, njëherësh edhe kryetar i AAK-së, ka komentuar zgjedhjen e Isa Mustafës edhe për një mandat në krye të LDK-së, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se kjo ka qenë e pritshme.
Ndërsa i pyetur se pse disa media të afërta me PDK-në dhe Thacin i kanë kushtuar një vëmëndje zgjedhjeve në LDK, Haradinaj tha se kjo ka ndodhur për shkak se ekziston një partneritet mes Thaçit dhe LDK-së.
“E kam përcjell Kuvendin e LDK, nga informatat që kemi pas ka qenë e pritshme që Mustafa do ta merr kryesimin e LDK’.
“Ekziston një partneritet mes presidentit Thaçi dhe LDK-së, mendoj që është e kuptueshme një lloj kujdesi i ndërsjellë”, tha ai.