Haradinaj elektrizon Gjakovën, merr mbështetje masive

Prishtinë | 07 Shk 2021 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për president njëherit edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pritur në mënyrë madhështore në Gjakovë, gjatë një tubimi zgjedhor të Aleancës.

Haradinaj ka rikujtuar historinë e lavdishme të UÇK-së, dëshmorët dhe martirët e Gjakovës, bashkëluftetarët e tij të rënë.

Haradinaj ka folur po ashtu rreth Programit të Aleancës, veçanërisht për pjesën ekonomike të tij. Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për frymën dhe guximin që ka përfaqësuar UÇK-ja për të përfunduar misionin që ai e përmbledh me “Kosova shtet me subjektivitet të plotë ndërkombëtar, anëtare e NATO-së!”.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=445540833467777&ref=watch_permalink

Të ngjashme