Haradinaj: Ende nuk ka ndodhur një proces gjyqësor që do ta trajtonte masakrën e Mejes

Gjakovë | 27 Pri 2022 | 12:47 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se masakra e Mejes është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë, duke thënë se aty janë masakruar qytetarë të të gjitha moshave, raporton Ekonomia Online.

Në 23-vjetorin e masakrës së Mejes, kreu i AAK-së, ka thënë se ende nuk ka ndodhur një proces gjyqësor që do ta trajtonte këtë masakër.

Haradinaj tha se masakra e Mejës, ku forcat serbe më 27 prill 1999 vranë e masakruan 376 shqiptarë, është dhimbja më e madhe shqiptare. Sipas tij ngushëllimi më i mirë për familjarët e masakrave në Kosovë është të vendoset drejtësia.

“Në Mejë është dhimbja më e madhe e shqiptarëve, është masakra më e madhe që ka ndodhur në Kosovë, qytetarë të paarmatosur të të gjitha moshave dhe gjinive dhe dy besimeve fetare shqiptare janë masakruar në atë kohë. Një pjesë e tyre janë varrosur në Mejë e për një pjesë ende nuk dihet fati i trupave të tyre… Ndoshta ngushëllimi më i mirë për ta është të vendoset drejtësia, jeni në dijeni që ende nuk ka ndodhur proces gjyqësor që do ta trajtonte këtë masakër”, tha ai.

E kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se Meja është ndër shenjat më të mëdha të shqiptarëve.

Të ngjashme