Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar dy familje për nderë të festës së Pashkëve.
Fillimisht, kreu i AAK-së, ka qëndruar në familjen Ukaj në Zllakuqan, e më pastaj në familjen e Kolë Prenaj në Dresnik të Klinës.
“Sipas traditës sonë të çmuar, sot kam ndarë gëzimin e festës së Pashkëve me familjen e Engjull Kolaj në Zllakuqan dhe familjen e Kolë Prenaj në Dresnik të Klinës, si dikur me brezin e vjetër edhe tash me brezat e rinj. Festat i kemi të përbashkëta, siç i kemi edhe dëshirat për unitet e dashuri. Lutemi që kështu të jetë përgjithmonë”, ka shkruar Haradinaj.