Haradinaj flet për gjendjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Janë optimistë dhe të fortë

Prishtinë | 07 Tet 2025 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj bëri të ditur se ka qenë për vizitë tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ai u shpreh se ata janë mirë me shëndet, janë optimistë dhe siç tha ai, “të fortë”.

“Unë sot jam shumë i relaksuar, sepse po kthehem nga shokët e mi në vizitë që i kam parë dhe ata më kanë dhënë një forcë dhe i kam parë shumë mirë dhe janë fortë mirë, të fortë dhe mirë me shëndet. Çka është më kryesorja janë opitimistë dhe të fortë”, u shpreh tutje ai përmes një lidhje direkte në Klan Kosova.

Të ngjashme