Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur se ka qenë për vizitë tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Ai u shpreh se ata janë mirë me shëndet, janë optimistë dhe siç tha ai, të fortë, përcjell Klankosova.tv.
“Unë sot jam shumë i relaksuar, sepse po kthehem nga shokët e mi në vizitë që i kam parë dhe ata më kanë dhënë një forcë dhe i kam parë shumë mirë dhe janë fortë mirë, të fortë dhe mirë me shëndet. Çka është më kryesorja janë opitimistë dhe të fortë”, tha Haradinaj në një lidhje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.