Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për gjendjen në Telekomin e Kosovës ka thënë se është i vetëdijshëm për gjendjen problematike të vështirë në këtë ndërmarrje, por tha se ende ka shpresë, raporton Ekonomia Online.
E, duke folur për punësimet partiake ai ka pranuar se ka një pjesë të ajit në këtë drejtim dhe se ka kërkuar llogari nga njerëzit e involvuar në këto punësime.
“Unë jam përgjegjës për gjendjen në Telekom, jam edhe për KEK, për Trepçë për gjithkund prej që e kam marrë mandatin. Ju siguroj që nga takimi parë qe kam bë me ish drejtorin Mustafa, por edhe sindikata nuk e kam bë ndaras takimin, por i kam ftu dy palët. Jam i vetëdijshëm që e kemi një gjendje problematike të vështirë, por jo të pashpresë. Në politikë është i lejuar diskutimi frontal, por nuk është faji i qeverisë. Është e vërtetë që ka punësime familjare, por besoni që nuk e di si kanë hy aty. E pranoj si faj. Prej që e kam marrë detyrën iu kam thënë të japin llogari”,
“…Disa veprime për secilën pikë të rezolutës janë ndërmarrë. Çështjen e kontratës me Z-mobile, ata janë tërheqë prej një kontrate se s’kanë gjet mirëkuptim. Për t’iu shmangë një arbitrazhi të dytë me Z-mobile që kish mujt me shkaktu bakrotimin e kompanisë nuk është guxu mu ndërmarrë ndonjë vendim arbitrar. Unë jam konsultu me bord si me vepru. Kontrata është e lidhur me licencë deri në korrik. Edhe në korrik nuk është e qartë në çfarë marrëdhënie mundemi me i nda rrugët. Ekziston një mundësi që në rinisje këta që e kanë përgjegjësinë sot të mos gabojnë, menaxhmenti, drejtorët. Gjendja financiare vazhdon mos me qenë stabile. Padyshim shkaktar janë marrëveshjet paraprake”, tha ai.
E, propozuesi i kësaj seance Glauk Konjufca iu drejtua se po i ikë përgjegjësisë.
“Kryeministër unë mendoj se po i ikni përgjegjësisë sepse këtu po bëhen dy vite nga qeverisja juaj dhe i keni pasë të gjitha argumentet në dorë kah është drejtimi që duhet ta marrë qeveria në raport me Z-mobile. Këtu po dëgjoj shumë avokati me kompaninë Devolli. Këtu po vërehet qëndrimi i Qeverisë. Kemi të bëjmë me kontratë kriminale dhe nuk e di çka po e pengon qeverinë me dalë me i identifiku ato. Prokuroria e shtetit kur ka vendosë rast kundër Z-mobile pretendon që xhepat e qytetarëve janë dëmtu rreth 200 milionë euro. Kryeministër nuk po shoh vullnet të qartë nga ju për me ndalë këtë kontratë”, ka thënë Konjufca.
Kryeministri Haradinaj tha se humbja e arbitrazhit nuk ka ndodhë në kohë sa ka qenë kryeministër.
“Shqetësimin e mirëpres të çdo grupi parlamentar dhe deputeti. E dini që humbja e arbitrazhit nuk ka ndodhë në kohë time. Vetë e thatë që mundet me na marrë paratë, a po e shihni që janë disa vështirësi në ligje pastaj po thoni që unë s’paskam vullnet”, tha Haradinaj.
Konjufca prap replikoi duke thënë “nëse e kemi kryeministrin si të parin e vendit për me mbrojt interesin e qytetarëve, kjo nuk ka ndodhë”.
Seanca ka përunduar dhe nuk ka pasë votim të asnjë rezolute.