Kryeministri Haradinaj, tha se vendimi i qeverisë është bërë për rritje pagash të prokurorëve, gjyqtarëve dhe ata janë shumica që përfitojnë.
Ai tha kjo është bërë si shtytje që të kryhen punët në gjyqësor, pasi ka lënd që kanë mbetur peng prej vitit 2012 dhe ende po mbesin të pazgjidhura.
“Çdo vendim ka dilema, duhet të jetë i mbrojtur në këtë aspekt, njëjtë është për presidentin, kryeministrin. Dikund kam ndëgju se ende kemi lënd nga viti 2012 nëpër gjykata. Ky vendim i qeverisë e ka një implikim tek pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo ka ndodhur për të forcuar funksionalitetin atyre”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se është për të ardhur keq që ky vendim po shfuqizohet pasi që nuk po i hapim rrugë edhe më shumë sundimit të ligjit.
“Ky është vendim i menjëhershëm dhe ka ndikim direkt në rritjen e pagave të gjykatësve dhe prokurorëve. Bëjeni një matematikë të thjeshtë, që qeveritarët nuk janë përfitues, shumicë që përfitojnë nga vendimi janë gjyqtarët dhe prokurorët. Më dhimbset që bjen ky vendim jo për shkak tonin po për shkak të gjyqtarëve dhe prokurorëve“, tha Haradinaj.
Sipas tij janë të pakuptimta kërkesat e VV-së dhe disa partive tjera që po shprehen se janë për të kursyer popullin. Haradinaj tha se shteti ka shpenzime dhe ka raste kur shteti jep pare edhe në të zezë.
“I kuptoj partitë si VV-ja dhe disa tjera. Kjo ideja se sa të ndershëm jeni me e kursy popullin po del hipokrite, pasi që meditjen i keni marrë e po i merrni. Shteti i ka do shpenzime, shteti është shtet ka dhe ka raste kur shteti jep pare edhe në të zezën. Nuk e di kur po doni me u ndal”, tha Haradinaj.