Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar me përhapjen e zjarreve që e kanë përfshirë territorin e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë që të merret më seriozisht me këtë çështje.
“I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës. Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës”.
“Apeloj për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore”, tha tutje Haradinaj.