Haradinaj i bindur se vizat hiqen shpejt pas konfirmimit të Gjermanisë, uron kosovarët

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj u shpreh i bindur se liberalizimin e vizave që do ndodhë shumë shpejt, raporton Ekonomia Online.

Madje ai uroi kosovarët, ngase sipas tij për këtë proces ka marrë konfirmimin e Gjermanisë.

Ai ka thënë se e ka marrë në Berlin gjatë samitit, konfirmimin e ministrit të Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.

“Rrugës deri në takim më ka konfirmuar se kanë qëndrim në takim na ka dhënë po për liberalizimin e vizave, nuk është po e analizave e mendimeve, por e njeriut në detyrë që flet në emër të Gjermanisë”.

“Po dhe po menjëherë dhe ka caktuar njerëzit që kur të merret vendimi mos të humbet asnjë ditë me këtë i them Kosovës ku liberalizimi i vizave, kur i thash për ushtri disa thanën po e disa jo”.

“Por fakti që ministri i Punëve të Brendshme i Gjermanisë thotë se është po në emër të Gjermanisë, urime liberalizimi”.

“Gjermanët thanën po, tashmë do shohim për tjerët, një qëndrim zyrtar e dha ministri i Punëve të Brendshme për Qeverinë e vet”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/haradinaj-ceshtja-e-kufijve-dhe-taksa-ndikuan-qe-te-ndryshoje-formati-i-dialogut/

Të ngjashme