Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në replikën e tij ndaj kryeministrit Kurt dhe deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thumbuar këtë të fundit duke thënë se nuk mund t’i tregojnë asgjë për patriotizëm valltarët e Gadafit.
Në një përplasje me fjalë me Kryeministrin Kurti dhe deputeten e VV, Mimoza Kusari-Lila, Haradinaj ja ka përmendur kësaj të fundit vallëzimin para Gadafit, duke thënë me ironi se nuk kërcen para tij.
“Për patriotizëm personal, shkollë iu mbajë të gjithëve, unë nuk i vallëzoj Gadafëv edhe nuk kam nevojë askujt me i tregu a jam pro apo kundër amerikanëve, jam i këtij vendi të cilin me gjak e kam mbrojtur dhe e mbrojë çdo pëllëmbë”, ka thënë Haradinaj.