Haradinaj i drejtohet me video diasporës: Regjistrohuni për zgjedhje që ta bëjmë ndryshimin në Kosovë!

Prishtinë | 31 Gus 2024 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen si votues dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Në një video të postuar në Facebook, Haradinaj i ka ftuar bashkatdhetarët të votojnë “për sigurinë e përjetshme të Kosovës”.

“Kosova i ka shpallur zgjedhjet”, tha Haradinaj. “Kosova me zgjedhjet mund të bëjë ndryshimin.”

Haradinaj ka theksuar se AAK-ja po punon për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Unë, Aleanca, koalicioni ynë që kam nderin ta drejtoj, po punojmë që Kosova të jetë e sigurt përgjithmonë, të anëtarësohet në NATO,” shtoi ai.

“Kemi nevojë për ju, regjistrohuni si votues, votoni dhe bëni të mundur ndryshimin dhe sigurinë e përjetshme të Kosovës”.

Të ngjashme