Haradinaj i jep lamtumirën e fundit nënës së bashkëluftëtarit Maliq Ndreca

Prishtinë | 14 Pri 2025 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në ceremoninë mortore për ndarjen nga jeta të nënës Dinore, nënës së bashkëluftëtarit të tij, Maliq Ndreca.

I shoqëruar nga familja dhe shumë miq e bashkëluftëtarë, Haradinaj shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ndreca.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Ndreca dhe të gjithë miqve! U prehtë në paqe!”, shkroi ai.

Ceremonia u mbajt në një atmosferë të rënduar nga dhimbja, ku shumë të pranishëm nderuan jetën dhe veprën e nënës Dinore.

Të ngjashme