Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme i ka ndarë medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Brahim Mehmetaj.
“Ai kontribuoi në ndërtimin e vendit me të gjitha forcat e tij. Brahimin, i cili iu bashkua vite më parë vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe që udhëheq me degën e Prishtinës, e vizitova sot në shtëpi. Për kontributin e tij për liri dhe shembullin e mirë që e dha gjatë jetës së tij, i kam ndarë medalje”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.