Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vazhduar të takohet me qytetarë, teksa sot ka vizituar familjen Deva në Gjakovë.
Ai është shprehur i lumtur që Nevruz Deva i është bashkuar në rrugëtimin e përbashkët politik në Aleancë.
Sipas tij AAK po fiton përkrahjen e shumë personaliteteve dhe familjeve.
“Deva e Gjakovës, në të gjitha periudhat historike i dha shumë vendit. I nderuar nga mikpritja shqiptare që përjetova në konakun e familjes Deva”, ka shkruar ai.