Ish-kryeminisri Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit aktual, Albin Kurti, ku ky i fundit i kërkoi Haradinajt që ta kthej tokën që e ka blerë..
Haradinaj i ka thënë Kurtit se toka që ai ka blerë ka qenë tokë e familjes së tij, e blerë në fshatin Gllogjan prej nga ai vjen.
“Kurti saherë po don me fshehë prej pazotësi të tij po thotë se i ka ble 200 hektarë tokë. Po është e vërtetët z.Kurti. Me Ligjet e Kosovës, në kohën e OKB-së, e kam shfrytëzuar një të drejtë ligjore që ka mundur edhe një shtetas së huaj, e kam riblerë tokën e babait tim, është në Gllogjan, në katundin tim, nuk është një metër tjetër kund”, ka thënë ai.
Kjo deklaratë e Haradinajt erdhi pasi Kurti i kërkoi që t’i kthejë 200 hektarë tokë.
“Meqë m’u dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u të mërdhihen në KEK, unë e kam një kundër-propozim për deputetin Haradinaj. Le t’i kthen në shtet 200 hektarë, ne ia japim 70 mijë euro”, ka thënë Kurti.
Haradinaj duke ironizuar me kryeministrin Kurti i tha se nëse nuk është i aftë të e punoj Ligjin e Pagave do të i ndihmojë me ekspert që i ka në partinë e tij.
“A kish mujt Kurti me na i zgjedh Ligjin e Pagave, i lus punëtorët e sektorit publik me denu këtë njeri është pandemi se ish dashtë me dal në rrugë”, ka thënë ai.
Haradinaj tutje ka lavdëruar punën e qeverisë që ka udhëhequr duke e brojtur edhe Ligjin e Pagave të miratuar në vitin 2019, ku u shpreh se është Ligj që u lavdëruar edhe nga BE-ja.
“Një e qeveri e mëhershme ka mrri me sjell në kuvend Ligjin e Pagave dhe jemi lavdu nga BE-ja. Qeveria Kurti nuk është që nuk e ka ditë këtë gjendje, kjo e ka dit statusin e këtij Ligji. Kjo Qeveri e ka vendos në agjendë legjislative në tetor me ato të gjetura të Gjykatës Kushtetuese… Nuk e kemi një datë kur e sjellë në Kuvend. Kësaj Qeverie i teprojnë një 400 milion pare. O jeni të pazotë o jeni kundër atyre që paguhen prej publikut s’ka mënyrë tjetër si shpjegohet. Qeveria e mëhershme ka mbërri me e pru Ligjin e Ushtrisë, Ligjin për Kryeqytetin”, u shpreh Haradinaj.