Haradinaj i quajti “hajna të Prontos”, reagon deputetja e PDK-së: Deklaratë jo dinjitoze dhe shumë fyese

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AAK-së, mbrëmë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka hedhur akuza ndaj zyrtarëve të PDK-së që kishin thënë se ai u ka borxh atyre pasi e kanë bërë kryeministër në qeverinë e PAN-it.

“Këta që po thonë Ramushi le të na kthej borxhin, i kam nxjerrë nga opozita. Më ka sharë një Kosovë që jam bërë me hajnat e “Prontos”. I kam nxjerrë nga opozita dhe i kam pru në pushtet. Kur i kam pru në pushtet janë munduar çdo ditë të më rrëzojnë pasi që kam ngulur këmbë për njëfarë takse. Janë njerëzit e njëjtë që e kanë themeluar Gjykatën Speciale”, ka deklaruar Haradinaj.

Këtyre akuzave u është përgjigjur deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në RTV Dukagjini.

“Bashkëpunimi dhe ndarja në politikë bëhet me vullnet. Nuk besoj se Haradinaj ka bashkëpunuar me ne pa vullnetin e tij. Po ashtu ai ka pasur nën 10% të votave dhe nuk është se na ka nxjerrë nga opozita. Kjo nuk është deklaratë dinjitoze por shumë fyese. Me këtë deklaratë ai ka fyer ish-bashkëluftëtarët, por sidoqoftë le të mbet në ndërgjegjen e tij”, deklaroi Musliu Shoshi, përcjell Telegrafi.

Deputetja e PDK-së thotë se nëse ata janë Hajna si ka mundësi që Haradinaj të kërkojë votën e tyre për president.

“Ne kemi votë vetëm për ndonjë kandidatë që del nga Partia Demokratike e Kosovës”, tha ndër të tjera Ariana Musliu-Shoshi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme