Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve .
Takimi do të mbahet ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 14:00, transmeton Telegrafi.
Në letrën drejtuar Osmanit, Haradinaj thotë se pas konsultimeve që kanë pasur në kryesinë e AAK-së është vendosur që ai të jetë pjesë e takimit konsultativ.
Ndryshe, pjesëmarrjen në takim tashmë e kanë konfirmuar edhe subjektet tjera politike.