Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për rrahjen e një të moshuare e cila ishte dërguar për kujdes në një shtëpi të pleqve në Pejë.
Ai thotë se i tërë zinxhiri menaxhues, duhet të dalin para drejtësisë.
”I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të.
E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë.
Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!
Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet.
Uroj që këto raste të mos përsëriten më kurrë!”